Rekord kërkesash për degën e Infermierisë në Universitetin e Shkodrës…

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka hapur prej ditësh fazat e regjistrimit të studentëve.

Ashtu si vitin e kaluar vihet re një ulje e numrin të studentëve ndërsa në disa degë të caktuara si ajo e Infermierisë nuk duket të ketë rënie.

Nga 100 kuota në Infermieri, në fazën e tretë janë plotësuar 74, ndërsa për vendet e tjera ka një kërkesë prej 400 studentësh.

Ndërkohë, në Universitetin e Tiranës nga regjistrimet e deritanishme degët e inxhinierisë janë renditur në vend të parë, si ndër lëndët më të preferuara nga maturantët. Vendin e dytë e zë universiteti i Mjekësisë dhe i treti fakulteti i Ekonomisë.