“Respekte Skënderbeut”, Jonuzi: Kemi një ndryshim me Vllazninë e vjetshme…

Fjoart Jonuzi ndihet i lumtur për fitoren e Skënderbeun, të cilën e konsideron tepër të rëndësishme. Mesfushori i Vllaznisë foli pas fitores 2-0 me ekipin korçar në “Gol pas Goli” në Supersport, duke treguar edhe ndryshimin mes ekipit të këtij viti dhe atij të sezonit të kaluar.

Me Krymin në krah jemi marrë vesh shumë mirë, kuptohemi, por edhe Heric tregoi që është i gatshëm për të luajtur. Shkuam mirë bashkë dhe jam i kënaqur për fitoren.

Skënderbeu meriton respekt për ndeshjet e fundit, janë rritur goxha dhe janë solidë në mbrojtje. Janë pikë shumë të rëndësishme.

Sivjet kemi më shumë cilësi se vjet, por mendoj se vjet kemi qenë më grup, kishim edhe më shumë kohë për t’u përgatitur. Grupi ka filluar të shkrihet në ndeshjet e fundit, jemi në rrugën e duhur.

Titulli? Kemi pasur problem përshtatjen e lojtarëve të rinj, po e marrim veten dhe kjo të jep besim për vazhdimësinë.

Goli? Si ai gol që shënova ndodh rrallë, do isha i kënaqur të shënoja edhe gol të thjeshtë, por sidomos me vazhdimësinë e ekipit. Sigurisht që goli është plus për mua, shpresoj të vazhdojmë kështu përpara”, deklaroi Jonuzi.