Rrugorja bën “kërdinë”, mbi 5 mijë gjoba për 3 ditë, 53 të arrestuar…

Policia rrugore ka bërë “kërdinë” me gjoba gjatë ditëve të fundit.

Në 72 orë janë vendosur 5,391 gjoba për drejtuesit e mjeteve për shkelje të ndryshme ku shumë drejtues kanë kaluar mbi 50-80 km/h nga shpejtësia e lejuar.

Gjithashtu u janë pezulluar 234 leje drejtimi si dhe janë shoqëruar në polici 53 persona.

Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 65 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 25 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe 28 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë vendosur 1362 masa administrative për parakalime të gabuara dhe 54 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë;

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim që destinacioni të jetë i sigurt.