“Sa antikomunist je?” Vajza nga familja e persekutuar debaton me Berishën dhe largohet: Mos ma hiqni mikrofonin

Stela Karafili, një vajzë nga Shkodra që rrjedh nga një familje e persekutuar nga regjimi komunist, ka marrë fjalën në “Foltoren” e Sali Berisha duke ngritur shqetësimin e saj për të pagjeturit e zhdukur nga diktatura.

Stela duke i kujtuar Berishës se PD pretendon që solli pluralizmin në Shqipëri, i ka kërkuar një përgjigje se pse ende në vendin tonë nuk ka një ligj për të lejuar kërkimin dhe gjetjen e eshtrave të personave që u vranë dhe u zhdukën nga komunizmi.

Stela Karafili: Kam një prej ardhje prej një familje të persekutuar. Po flas edhe në emër të diasporës se nuk jetoj në Shqipëri. Meqë vetë ju keni nevojë për diasporën. Ju rreshtuar vlerat e PD. Dua t’ju kujtoj se statuti i PD-së në nenet e para thotë që do merret me dekomunistizimin. Sali Berisha sa anti komunist ka qenë në këto 30 vite. Se unë si familje e persekutuar po merrem me çështjen e gjyshit tim. Baba im edhe pse ka dhënë kontribute në PD për 25 vite. Gjyshi im i persekutuar, rezulton akoma si kriminel. Kemi disa probleme me ligjet. Familjet e persekutuar kanë shumë probleme edhe me këstet dhe me ligjet parciale. Në 45 vite Komunizëm janë shkelë të drejtat e popullsisë. Janë terrorizuar, por realisht si nga PD dhe nga PS, por PD pretendon se ka sjellë pluralizëm në Shqipëri si ka mundësi që akoma familjarëve të presekutuarëve nuk ekzistojnë ligje për të gjetur eshtrat e familjarëve tonë? Si është e mundur zoti Berisha?”