“Sa te kem jet do keni nje vend te VECANT NE ZEMREN TIME”, Mevlan Adili largohet nga Vllaznia…

Faleminderit Shkodër
Faleminderit KF Vllaznia
I lumtur qe i kam sherby keti qyteti kaq te bukur , qytet me kultur, art, tradit, qytet qe jeton me sport sidomos me futbollin ,keti populli qe meriton gjithcka sepse e bajn cdo gje me zemer te bardh dhe pa asnje interes.

Kudo qe kam shkuar nga dita e pare kam qen shum i respektuar dhe i nderuar une dhe familja ime gje qe ma keni lehtesuar te bej paraqitje te mira ne fush dhe i lumtur qe isha pjes e keti grupi me djem dhe futbollista te mrekullueshem qe ktheu entuziazmin qe kishte munguar ne kete qytet dhe me fitimin e kupes se shqiperis 2 her radhazi ndrishuam cdo gje.

Sa te kem jet do keni nje vend te VECANT NE ZEMREN TIME sepse keni ba shum per mua dhe lutem cdo dit nga zemra qe ky qytet te ket zhvillim ekonomik sa ma te mir ky popull te ket jet te mir te lumtur dhe pa probleme 🤲🤲🤲kurse klubit Vllaznis ju deshiroj cdo te mir sa ma shum trofe dhe paraqitje te mira ne europ, sepse kur vllaznia eshte mir i gjith qyteti buzeqesh Vllazni esht amanet !

Nje gje kam kuptuar te luash per vllaznin eshte pergjegjsi e madhe kurse te fitosh trofe me vllaznin esht sikur te lindesh per se dyti .
Deshmoj se per kete klub dhe per keto ngjyra gjithmon kam dhen maksimimin ndonje her edhe me shum.

Kur jam vetvetja ndihem shum rehat ,une nuk jam perfekt dhe smund te jem mirepo gjithmon kam qen vetvetja ndonjeher me gabime ndonjeher pa gabime kam mesuar nga gabimet e mia dhe duke qen vetvetja jam cuar ne kemb dhe te pamunduren e kam ba te mundur per kete qytet dhe per kete ekip ❤️💙

Me shummm dashuri i juaji Mevlan Adili ❤️❤️