Sezoni i ri, Kryebashkiaku Beci inspekton shkollat…

Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci në prag të nisjes së vitit të ri shkollor ka inspektuar disa prej shkollave që i janë nënshtruar rikonstruksionit. Ai së bashku me përfaqësues nga firmat e kontraktuara, ka parë nga afër cilësinë e punimeve, por edhe përgatitjet e fundit që po bëhen në mënyrë që nxënësit të kënë gjithcka gati të hënën për nisjen e vitit të ri shkollor. Në shkollën “Ismet Sali Bruçaj”, është kryer faza e parë e ndërtimit të shtesës së ambjenteve të reja, ndërkohë që Bashkia Shkodër po miraton edhe fondin për fazën e dytë të kësaj godine.

Më pas kryebashkiaku Beci, është ndalur në shkollën “Azem Hajdari” ku është kryer faza e parë e rikonstruksionit, në të cilin kanë qënë të përfshira punimet e brendshme. Ndërkohë që gjatë inspektimeve kryebashkiaku, ka inspekuar punimet e brëndëshme në shkollat “Branko Kadia” dhe “Ndoc Mazi”, ku janë bërë të ndërhyrje emergjente në disa ambjente pas kërkesave nga stafi pedagogjik dhe drejtuesit e shkollave me qëllim që viti i ri shkollor t”i gjejë këto shkolla në kushte optimale për nisjen.