Sezoni turistik, ministri Balla drejtuesve të policisë: Të gjithë në detyrë, lejet për pushimet të shtyhen…

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, u ka kërkuar drejtuesve të policisë të angazhohen dhe të jenë të gjithë në detyrë gjatë sezonit turistik.

Mësohet se Balla gjithashtu ka kërkuar që nga ana e Policisë të garantohet një sezon turistik i qetë. Gjithashtu mësohet se ka kërkuar që lejet të shtyhen për një moment tjetër.