Sfida Vllaznia-Teuta, transmetohet falas për të gjithë sportdashësit…

Vllaznia-Teuta, java e 15-të, do të luhet sot në “Loro Boriçi” duke nisur që nga ora 15:45.

RTSH Sport ka vendosur të surprizojë të gjithë sportdashësit në këtë fundvit. Sfida e javës së 15-të mes Vllaznisë dhe Teutës që do të luhet në orën 15:45 në “Loro Boriçi” do të trasmetohet Live nga RTSH Sport dhe vjen falas për të gjithë sportadëshit.

Kjo sfidë që do të transmetohet nga RTSH do iu japë mundësinë të gjithë spordashësve shkodranë dhe atyre durrsakë të ndjekin skuadrën e tyre nga shtëpia.

Kujtojmë se Vllaznia pas humbjes me Kastriotin do të kërkojnë rikthimin te fitorja, ndërsa përballë gjejnë djemtë e Edi Martinit që njohin vetëm fitore në dy javët e fundit.