SHÇBA nis hetimet: Policia kishte dijeni për sherrin që përfundoi me masakër në Velipojë

Detaje të reja kanë dalë nga konflikti i armatosur që çoi në një masakër në Velipojë  ku humbën jetën 4 persona, Kujtim Ferracaku 59 vjeç, pronar i hotel “Fantazia”, vëllezërve Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç që kishin hotelin “Gocaj” dhe jetimi fatkeq Musaen Zenelit 20 vjeç.

Të shtunën rreth orës 14:00 ka pasur një konflikt fillimisht verbal mes dy familjeve pronare të hoteleve në zonën e plazhit në Velipojë dhe që ka përfunduar deri në përplasje fizike mes Kujtim Verracakut dhe dy vëllezërve Gocaj.

Konflikt për të cilin uniformat blu të Velipojës kanë pasur dijeni por që nuk kanë arritur ta shuajnë. Nën arsyetimin se nuk është kompetencë e tyre ndarja e plazhit.

Për këtë SHÇBA ka nisur hetim rreth reagimit të uniformave blu në parandalimin e konfliktit që pati një bilanc tragjik me 4 të vrarë.

Nga ana tjetër nga hetimet e kryera deri tani rezulton se janë përdoru 6 armë ndërsa policia ka gjetur  vetëm dy pistoleta 1 në vendin e ngjarjes dhe 1 tjetër në hotelin Gocaj nga sa mësohet nga kjo e dyta nuk është qëlluar.

Ka qenë ora 00:30 e së dielës kur Kujtim Verracaku së bashku me vëllain e tij, Hasanin dhe 4 nipat ka shkuar tek Hotel Gocaj i cili ndodhet rreth 50 metra nga hoteli i tyre ku kanë nisur edhe konfliktin me armë.

Nga dëshmia e të plagosurit Hasan Verracaku kanë qenë vëllezërit Gocaj që kanë qëlluar të parët dhe se vëllai i tij Kujtimi është vetëmbrojtur. Në vend ngjarje janë gjetur disa llojë gëzhojash dhe sipas hetimit në këtë përplasje janë përdorur 6 arme. Ndër ta edhe armë zjarri kallashnikov.

Velipoja u trondit  pak minuta pas mesnatës se djeshme nga një shkëmbim me armë zjarri që u mori jetën 4 personave. Viktima mbetën, biznesmeni Kujtim Verracaku (Ferrcaku) 59 vjeç, pronar i hotel “Fantazia”, vëllezërve Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç që kishin hotelin “Gocaj” dhe jetimit fatkeq Musaen Zenelit 20 vjeç, që e kapi një plumb në zemër dhe i mori jetën në vend. Nga përplasja me armë u plagosën po ashtu edhe Hasan Ferracaku, vëllai i biznesmenit që u vra dhe nipi i tij Elmedin Tyli. Dy të plagosurit u arrestuan për ngjarjen, ndërsa në kërkim janë shpallur tre vëllezër; Abedin, Shyqyri dhe Besar Verracaku, banues në fshatin Pulaj, të dyshuar si bashkautorë në krim.  e.l/abcnews.al/