Shkarkimi i kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kushtetuesja rrëzon vendimin e qeverisë

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar dhe shfuqizuar gjithashtu, vendimin për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila.

Bëhet me dije se sipas vendimit të Kushtetueses, “është shkelur e drejta e Zef Hilës për t’u njoftuar dhe për t’u dëgjuar”.

Kujtojmë se në vitin 2019 Zef Hila u shkarkua pas djegies së KZAZ-së në Bushat, Shkodër.