Shkëndija elektrike djeg dy biznese në një kompleks pallatesh në Tiranë

Dy ambjente biznesesh në një kompleks pallatesh në rrugën “Dritan Hoxha” janë përfshirë nga zjarri mbërmjen e sotme.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.

Shërbimi zjarrfikës i kryeqytetit i mbërritur në vendngjarje ka vënë në kontroll flakët dhe po punon për shuarjen e tyre.

Shkak i zjarrit dyshohet të jetën bërë një shkëndije elektrike në njërin prej bizneseve./oranews/