Shkodër/ Autoambulanca përfshihet në aksident të trefishtë…(VIDEO)

Një autoambulancë është përfshirë në një aksident të trefishtë në Shkodër.

Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e lagjes Rus, si pasojë e aksidentit ka pasur vetëm dëme materiale, fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Policia ndodhet në vendin ngjarjes ku po bën veprimet e duhura për shkakun e aksidentit./RealitetiPost/