Shkodër/ Halluni: Pandemia ka forcuar masat dhe shtuar kujdesin në maternitet

Pandemia covid 19 nuk ka ndryshuar rutinen 15 vjeçare të doktor Senad Hallunit i cili vijon të jetë në krye të detyrës pranë repartit Obstetric-Gjinekologjik në Shkodër. Që nga janari pranë këtij reparti janë lindur 430 bebe, ndërsa në periudhen e pandemisë janë lindur 170 bebe.

Asnjë familjar nuk lejohet të hyje në ambjentet e repartit gjinekologjik, për këtë Halluni thotë se çdo grua do të ketë në dispozicion 2 infermjere duke iu ofruar kështu siguri të plotë nënave të reja dhe bebeve.

Pandemia covid 19 mbylli për 2 javë edhe sportelet e gjendjes civile të cilat u rikthyen në funksion këtë javë. Nënat që kanë lindur nga data 9 mars kanë nisur të marrin bonuset e munguara të bebeve, edhe këtu në masa të rrepta sigurie.