Shkodër/ Haxhija: Check-up në çdo qendër shëndetësore…

Rikthimi i check-up-eve në qendrat shëndetësore shihet me pozitivitet nga ana e bluzave të bardha. Që nga muaji tetor në çdo qendër shëndetësore po kryhen check-up-et, pas një ndërprerjeje dy vjeçare. Drejtorja e Shëndetit Parësor në Shkodër, Lindita Haxhija thotë se check-up-i ishte i nevojshëm dhe u kërkua nga qytetarët pasi me anë të tij po zbulohen një sërë sëmundjesh tek grupmosha 35-70 vjeç.

Haxhija ka apeluar edhe tek gratë që të vijojnë të kryejnë kontrollet për qafën e mitrës. Ato ofrohen falas kryesisht për moshat mbi 40 vjeç ,si kontigjenti me i rriskuar nga kanceri i mitrës. Sipas bluzave të bardha, krahas Urgjencës në fundjavë janë të hapura edhe qendrat shëndetësore për ofromin e vaksinimeve, check-up-it, tamponeve..