Shkodër/Mungojnë kuponat për pasaportë. Numri më i madh që mund të marrin në ditë nuk i kalon 100 copë…

Prej disa ditësh në sportelet e Postës Shqiptare të filialit të Shkodrës mungojnë kuponat për pasaporta biometrike. Punonjëset e postës jashtë kameras e pranojnë që ka mungesë madje edhe kur ato pajisen me kupona, marrin një numër të caktuar të papërfillshëm për kërkesat.

Qytetarët thonë se prej disa ditësh nuk kanë mundur që të gjejnë kupona , ndonëse aplikimin e kanë urgjent. Sipas burimeve të brendshme numri më i madh që mund të marrin në ditë nuk i kalon 100 copë kupona, ndaj dhe shitja e tyre bëhet në kohë rekord. Ndërsa pritet që kuponat të vijnë së shpejti.