Shkodër/ Procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale…

DVP Shkodër/Procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. Y., 23 vjeç, banues në Shkodër, pasi nga kontrolli fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. K., 76 vjeç, pasi mesditën e djeshme, në aksin rrugor “Shkodër – Mjedë”, në fshatin Juban, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe motomjeti është përplasur me një kosh mbeturinash. Nga përplasja është dëmtuar shtetasi K. K., i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. O., 54 vjeç, banues në fshatin Bogë, pasi në banesë, iu konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. L., 18 vjeç, banues në fshatin Melgushë, pasi ka fyer një 52-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. L., 25 vjeç, banues në Pukë, pasi është kapur duke transportuar me automjet, një sasi drush për zjarr, të prerë në mënyrë të kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.