Shkodër, rreth 2200 vizita janë kryer në tre qendra shëndetësore verore/ Haxhija: Fluksi po përballohet normalisht nga stafi mjekësor…

Me shume se 2200 vizita jane kryer deri tani ne tre qendra shëndetësore verore qe jane në shërbim të pushuesve vendas dhe të huaj në zonat turistike Velipoje , Rrjoll dhe Theth.

Lindita Haxhija, drejtore e Shërbimit Parësor Shëndetësor në drejtorinë rajonale të Operatorit të Kujdesit Shëndetësor Shkodër bën te ditur se sherbimi në këto tre pika po viojn normalisht ndersa numri I vizitave eshte afersisht I krahasueshem me vizitat para pandemise .

Aktualisht ne Velipoje kryhen mbi 80 vizita ne dite ndersa ne qendren shendetesore ne Theth nr i vizitave eshte i ulet I cili shkon deri 60 vizita ne jave. Sa i takon rasteve te paraqitura Haxhija thote se shifer te larte ka pasur tek semundjet gastroetnerite , dhe te virusit covid 19 ku nga 270 testime qe jane bere vetem ne qendren shendetesore ne velipoje kane rezultuar pozitiv rreth 40 perqind e tyre.

Qendra shëndetësore në Velipojë, Rrjoll dhe Theth jane hapur qe me 15 qershore dhe do te vijojn te jene ne sherbim te pushesve deri ne mesin e shtatorit .