Shkoder/ Sindikata e “USH” në mbështetje të protestës. Saraçi: Kërkesat mbeten të njejta, paga dhe kushtet në fakultete…

Protesta e lajmeruar te merkuren ne tirane nga pedagoget do te mbeshtetet edhe nga unii Shkodres. Një pjesë e sindikatës së punonjësve të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi sipas Kryetarit te sindikatës në universitetin e Shkodrës Peter Saraçi nuk do të tërhiqen nga asnjë prej kërkesave që lidhen që nga paga e pedagogëve dhe deri tek zhvillimi i arsimit të lartë.

Nga Shkodra do të marrin pjesë vetëm një përfaqësi e sindikatës shprehet Saraçi për shkak se pjesa tjetër e pedagogëve do të duhet të qëndrojnë për shkak të procesit të diplomave.. Në rast se kërkesat e sindikatës së universiteteve nuk plotësohen nga qeveria atëherë mund të ketë një bojkot të procesit mësimor në universitete që pritet të fillojë pas pak ditësh.

Sindikata dhe ministria e arsimit ende nuk kane gjetur gjuhen e komunikimit edhe pas takimit qe zhvilluan ne ministri disa dite me pare. Nderkohe qe kerkesat mbeten te njejta, rritje e pages dhe permiresim I infrastructures ne fakultete.