Shkodër/ Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale…

DVP Shkodër/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin I. N., 22 vjeç, banues në lagjen “Kongresi i Permetit”, Shkodër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, me të cilin udhëtonte, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak dhe sprajt për vetëmbrojtje (spray defence).

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër u arrestua në flagrancë shtetasi P. I., 28 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij dhe gjatë kontrollit në banesë i është gjetur një biçikletë e dyshuar e vjedhur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. F., 31 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.