Shkodra bëhet pjesë e hartës botërore të sportit të tenisit!…

Shkodra bëhet pjesë e hartës botërore të sportit të tenisit!

Organizuar nga “Shkodra Tennis Club”, për herë të parë zhvillohet në qytetin tonë një turne ndërkombëtar i nivelit botëror për të rinj në sportin e tenisit, i emërtuar “Shkodra Open 2023”.
Në mjediset e Adriatic Tennis Park do të garojnë rreth 200 tenistë nga 33 shtete të botës, duke e bërë qytetin tonë mikpritës të qindra qytetarëve garues, trajnues e familjarë të sportistëve të rinj. Veprimtaritë e përmasave të tilla luajnë një rol të rëndësishëm edhe për turizmin në qytet dhe rritjen e të ardhurave në bizneset që frekuentohen.
Bashkia Shkodër e mbështet ekipin e tenisit të Vllaznisë gjatë gjithë aktivitetit të tij dhe është bashkëpunuese edhe në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti që i nis garat sot, për të vijuar deri në datën 27 gusht, me finalet në dy kategoritë vajza dhe djem. Suksese të gjithëve!