Shpallet në kërkim ndërkombëtar ekstremisti nga Lezha, Luigj Marku…

Antiterrori dhe Prokuroria e Lezhës i kanë kërkuar ndihmë autoriteteve irlandeze më qëllim arrestimin e 39-vjecarit Luigj Marku i cili akuzohet për veprime ekstremiste me qëllim nxitjen  e urrejtjes. Policia tha se ky shtetas prej kohësh publikon në rrjete socilale video dhe mesazhe radikale dhe ekstremiste. Nga verifikimet rezulton se i dyshuari ndodhet jashtë Shqipërisë.

Ky është Luigj Marku 39 vjec me origjinë nga Kallmeti i Lezhes.

Prokuroria dhe antiterrori e kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale të thirrjes dhe nxitje për kryerjen e veprimeve ekstremiste.

Ky shtetas sipas burimeve të prokurorisë së Lezhës prej kohësh nuk jeton në shqipëri. Verifikimet e deritanishme kanë zbuluar se ai jeton dhe verpon në shtetin e Irlandës në qytetin e Dublinit.

Në vitin 2019 Antiterrori kishte nisur një hetim bashkarisht për shtetasit Anton Zefi dhe Luigj Markun ku të dy së bashku postonin video në rrjete sociale.

Ora news ka siguruar disa video në të cilën prokuroria e Lezhes dhe Antiterrori i kanë admisnitruar për plotësimin e dosjës hetimore.

Në video te rrjeteve sociale tik tok dhe facebook ku 39 vjecari i disponon një adrese publikohën rregullisht video dhe kryesisht janë video live që Marku kryen me persona të tjera.

Përvec ekstremizmit që tregon Luigj Marku kërcenon më fjalë cdo përson që i del kunder tij. Burimet thanë se Antiterroti po bashkëpunon edhe me autoritetet e huaja me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e Markut.