Shqipëria rinis fluturimet me këtë vend të rëndësishëm evropian…

Pas hapjes së kufijve tokësorë një lajm i mirë vjen për shqiptarët, pasi më datë 15 qershor fillojnë fluturimet Tiranë-Vjenë.

Tirana Internacional Aeroport njofton se kompania Austria Airlines do të fillojë fluturimet nga data 15 Qershor 2020 dhe do të operojë me fluturime 4 herë në javë Tiranë – Vienë.

“Tjetër lajm i mirë nga TIA. Austrian Airlines lajmëron fillimin e fluturimeve me 15 Qershor 2020. Kompania do të operojë me fluturime 4 herë në javë Tiranë – Vienë. Po ringrihemi”, thuhet në njoftim.