Sot protestohet në Shkodër për mbrojtjen e Teatrit, PD thirje qytetarëve për tiu bashkuar…

Partia Demokratike dega Shkodër i bën thirrje ndërgjegjes të secilit prej qytetarëve shkodran që t’i bashkohet nënshkrimit të peticionit inicuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit të cilët janë sot në qytetin tonë dhe po bëjnë mbledhjen e firmave të qytetarëve.

Të gjithë jemi dëshmitarë të aktit të turpshëm të prishjes së Teatrit Kombëtar që Edi Rama ndërmori në shkelje të ligjit dhe procedurave. Ai po çon vendin çdo ditë e më pranë instalimit të diktaturës në vend. Ashtu si etërit e tij i vendosnin kazmën objekteve të kultit, ashtu biri i tyre sot i vendosi fadromën simbolit të artit shqiptar për 80 vite me rradhë,godinës së Teatrit Kombetar.

Ndaj, si qyteti djep i artit dhe kulturës Shqiptare, ti bashkohemi kësaj nisme duke i kushtuar pak minuta nga koha jonë për të shpëtuar demokracinë, rendin kushtetues dhe liritë tona themelore nga kthetrat e Edi Ramës. Sot në orën 17:00 tek sheshi para teatrit “Migjeni” në Shkodër, përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit do të jenë me ne për të mbledhur nënshkrimet e qytetarëve.

Ju faleminderit.