Spahia: Të protestojmë derisa të ikë Rama, nuk duhet të largohen shqiptarët, por qeveria…

Nga foltorja e protestës së opozitës në bulevard, kreu i bashkisë protesta duhet të jetë e pandashmëri deri Rama dhe qeveria të japin dorëheqjen.

Spahia: Të gjithë e pranojmë ku të mos jetë e para edhe Shkodra. Ne kemi pasur përgjegjësinë që të mbetemi guri i demokracisë në momente historike. Protesta jonë duhet të jetë e pandalshme deri Rama dhe qeveria të japin dorëheqjen dhe t’i hapin rrugë zgjedhjeve të ndershme dhe të lira.

Sot jemi shndërruar në popullin e gomoneve sepse vota blihet dhe tjetërsohet. Vetëm vitin e kaluar janë larguar nga vendi i tyre në një eksod, një ikje për tu larguar nga e keqja dhe korrupsioni që po sundon. Nuk na duhet të ikim ne nga vendi, është koha që të ikë qeveria. Është koha që të rikthejmë shpresën. Prandaj nuk duhet të rrimë indiferent. Ne sot jemi të bashkuar socialistë dhe demokratë, si dhe qytetarë pa parti.