SPAK kërkon 12 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm, ndërpritet seanca pasi ikin dritat…

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. E njëjta masë është kërkuar dhe për ish-drejtorin e policisë së Vlorës, Jaeld Çela. Kujtojmë se dosja e ish-ministrit u rikthye për gjykim pasi u konstatuan disa parregullësi në proces. Por, duke qenë se gjykimi është bërë me procedurë të shkurtuar, i kërkuan që të ulet edhe 1/3 e dënimit, duke kërkuar një dënim përfundimtar prej 8 vitesh burg.Ndërkohë, Tahiri ka kërkuar pafajësinë.

Ndërkohë seanca e sotme është ndërprerë për shkak se janë fikur dritat.