Spiropali: Bashkim i të gjitha kontributeve në PS-në e Shkodrës…

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me strukturat e Partisë Socialiste në Shkodër.

Spiropali informoi se në takim u diskutua mbi nevojën për thellimin e riorganizimit, bashkimin e të gjitha kontributeve, afrimin e të rinjve dhe të paangazhuarve, bashkëpunimin dhe punën me njerëzit.

“Në atë sallë do doja të shihja edhe shumë aktivistë e drejtues të tjerë që i kam njohur ndër vite, në opozitë e në qeveri”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, Spiropali shprehu bindjen se me besim dhe përkushtim PS-ja do të kthehet në alternativën e progresit dhe të shpresës për Shkodrën.