Sulmi kibernetik ndaj sistemit TIMS, Rama: Nuk e arritën qëllimin, s’ka rrjedhje serioze të dhënash…

Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale Rama ka shkruar se  përtej ndjesisë së rëndë nuk është arritur asnjë qëllim i agresorëve pasi nuk ka asnjë zhdukje apo rrjedhje serioze të dhënave.

Sistemet e pikave kufitare janë në punë qysh prej mëngjesit të sotëm. Përtej ndjesisë së rëndë që krijon penetrimi në këto sisteme, njësoj si kur të hyjnë në shtëpi e të vjedhin ,fakti është se agresioni nuk ia ka arritur asfare qëllimit, asnjë zhdukje a rrjedhje serioze të dhënash! Dhe përtej cinizmit e përqeshjeve tipike të klubit të madh të thashethemeve digjitale, ushqyer nga ulëritës profesionistë dhe kinse strategë marrëdhëniesh ndërkombëtare, Shqipëria teknikisht ka rezistuar më së miri, ndërsa politikisht ka bërë një investim tejet të dobishëm!