Sulmohet me armë një banesë gjatë natës në Bajzë të Malësisë së Madhe…

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë orëve të natës në Bajzë të Malësisë së Madhe.

Burime për realitetipost bëjnë me dije se është qëlluar në drejtim të një banese me breshëri plumbash.

Për fat të mirë nuk raportohet për viktima apo të plagosur. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes./RealitetiPost/