Tahir Kastrati ideatori i Formacionit popullor “Karajfilat që ka Shkodra”…

Para pak ditesh mora vesh se Formacioni popullor “Karaifilat që ka Shkodra” pati si ideator dhe arkitekt te tij z.Tahir Kastrati.
Ishte hera e parë që një grup i përbërë prej 10 burrash do të hynin në historinë e këtij qyteti si një kompleks e do ta çonin këngën shkodrane më tej.

Të gjithë këngëtarët që performuan në këtë grup ishin pjesëtarë të një kori të Shtëpisë së Kulturës të qytetit të Shkodrës. Ishte ideja e Tahir Kastratit, që me më të përzgjedhurit e këtij kori, të krijohej një grup, i cili me një repertor këngësh që buronte nga tradita shkodrane, të paraqitej përpara publikut.
Këtë ide e përkrahën edhe muzikantët dhe kompozitorët shkodranë si, Mark Kaftalli e Nazmi Lishi, por në mënyrë të veçantë mjeshtri Luan Barova, i cili ishte edhe udhëheqësi artistik i grupit.

Por sot vecanarisht dua te ndalem te protreti i dashur per shume shkodran, te vete ideatori i grupit z. Tahir Kastrati i cili njihej vec gjithe te tjerave edhe si nje njeri me shume energji pozitive e humor te holle .
Tahir Kastrati , i datelindjes 1945, ndoqi shkollën e mesme pedagogjike “Shejnaze Juka”dhe njëkohësisht u inkuadrua si solist i grupit artistik të shkollës.

Më pas mbaroi studimet e larta për Gjuhë Letërsi shqipe duke treguar gjithashtu prirje për gjuhët e huaja. Ai zoteronte Italishten, Frëngjishten, Serbokroatisht e Anglishten.
I inspiruar nga emisionet e huaja qe ndiqeshin fshehurazi në shtëpinë e madhe të Kastratve si dhe prej ahengut të përhershëm me familjarët e shokët e tij, ai ëndërronte të moderonte e të linte gjurmë zhvillimi në këngën shkodrane.

Kështu, në verën e vitin 1983 ndërmori iniciativën që të krijonte së bashku me kushëririn e tij Z Nesret Kastrati kompleksin e burrave “Karajfilat që ka Shkodra” i vetmi kompleks këngëtarësh të muzikës shkodrane, fatmirësisht akoma aktiv pas 39 vitesh.

Në bashkëpunim me udhëheqësit artistikë të grupit si Luan Borova e Zef Çoba, kompozitorin Pjetër Gaci dhe anëtarët e devotshëm të grupit, mbërritën ti jepnin zë e ta bënin “Karajfilat që ka Shkodra” pjesë të pandashme në të gjithë aktivitetet artistike, festivalet kombëtare e emisionet e fund viteve.
z.Tahir Kastrati ka marrë pjesë edhe në operën “Celula e Kuqe” dhe kontribuoi për shumë vite në bankinën e tenorëve të korit të filarmonisë së Shtëpisë së Kulturës.
Ai ishte anëtar i Formacionit të Folklorit të Malësisë dhe pjesëmarrës në Ansamblet Folklorike në Festivalin e Gjirokastrës.

Profesioni i tij ishte ai i mësuesit të Gjuhës Shqipe, por edhe i mësuesit të muzikës në shkollat e Trush, Melgushë, “7 Nëntori” e “Azem Hajdari”, duke gjallëruar veprimtaritë e tyre artistike me organizimin e grupeve të fëmijëve për pjesëmarrje në aktivitetet muzikore të përvitshme.
Shquhej gjithashtu për humorin e hollë e improvizimin e bejteve, ashtu si gjyshi I tij Haxhi Tahir Kastrati,
Po ashtu Tahir Kastrati la dëshmi konkrete e mendim të vyer në këngën e re qytetare shkodrane si tekstshkrues. Ndër këngët më të spikatura që shkroi janë, “Nusja na ka ardhë” “Lule asht qyteti im”, ”Buliera” ,“Vajza ime lule në Maj” .

Ne nje nga tekstet e tij ai shkruan:
“Jeta në Shkodër bëhet shumë më e bukur më një këngë të re, pa këngën s’ka lezet asgjë”
Ref. Libri “Byldbyla të shastisun” Xhemal S. Uruçi/ Tahir Kastrati

Tahir Kastrati
Grupi “Karajfilat qe ka Shkodra”

Burimi/Facebook/Gegnisht/Teona Bushati