Takim me banorët e Shoshit: Bardh Spahia: 25Prilli do të jetë dëshmi e mbështetjes që këta banorë do t’i japin programit të Partisë Demokratike…

Banorët e Shoshit janë të braktisur dhe të harruar nga qeverisja aktuale, por edhe të diskriminuar nga investimet konkrete në territor!

Shoshi, një zonë, e cila mund të kthehet në një pikë turistike strategjike për vendin tonë, është lënë mënjanë nga keqqeverisja dhe mungesa e vizionit të Edi Ramës dhe emisarëve të tij.

Banorët e Shoshit i kanë idetë e qarta për zhvillimin e vendlindjes së tyre, për ta kthyer atë në një qendër të turizmit shqiptar.

25Prilli do të jetë dëshmi e mbështetjes që këta banorë do t’i japin programit të Partisë Demokratike.

Bashkë me deputeten e ardhshme Greta Bardeli, i garantuam që do t’jemi zëri i tyre në NDRYSHIMIN e madh që po vjen me 25 Prill, nën qeverisjen e Partisë Demokratike.