Takim me përfaqësues të Këshillit Vendor të Sigurisë Publike, Qarku Shkodër, i pranishëm dhe zv/ Ministri i Brendshëm…

Institucioni i Prefektit Qarku Shkodër, në bashkëpunim me projektin gizalbania, zhvilloi një takim me përfaqësues të Këshillit Vendor të Sigurisë Publike, QarkuShkodër.

I pranishëm në takim ishte zv.Ministri i Brendshëm, z.Besfort Lamallari, drejtues të njësive të vetëqeverisjes vendore dhe institucioneve vendore (anëtar të Task Forcës Vendore Antikanabis), si dhe përfaqësues të projektit #izalbania.

Takimi u fokusua në prezantimin e programeve të diferencuara #izalbania, sipas qasjes së suksesshme gjermane në zhvillimin e zonave me risk të lartë në kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë tryezës konsultuese u ngritën çështje të sigurisë publike, mundësi dhe sfida në zbatimin e programeve të zhvillimit alternativ në territorin e Njësisë Administrative Pult, Bashkia Shkodër.

Në fjalën e tij, zv.Ministri i Brendshëm, z.Lamallari, nënvizoi mbështetjen që i është dhënë Qeverisë Shqiptare në zbatimin e programeve për zhvillimin alternativ GIZ ( Dibër, Selenicë) në ngritjen e kapaciteteve si dhe ndërgjegjësimin e publikut në parandalimin e kultivimit të kanabisit.

“Kam lobuar fort që Shkodra të përfitojë nga ky program. T’i mbështesim familjet në nevojë në zonat me risk të lartë kultivimi që të mos përfshihen në aktivitete kriminale si shkak i varfërisë. Është e rëndësishmë që të identifikojmë potencialet e këtyre zonave që t’i japim një dimension të ri zhvillimi ekonomik, ku përfitues të jetë familja.”– u shpreh Lamallari.

Nën cilësinë e drejtuesit të Task Forcës Vendore, Prefektja Angoni, falenderoj partnerët GIZ për mbështetjen dhe nxiti të pranishmit të diskutojnë lidhur me sfidat për rajonin e Shkodrës dhe mundësitë e implementimit të programeve të tilla me qasje sociale në komunitet, duke shprehur gatshmërinë e institucionit që përfaqëson në vijimin e goditjes së veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

“Le të punojmë në drejtim të zhvillimit socio-ekonomik në këto zona. Do të vazhdoj bashkërendimin e veprimtarisë në të gjitha institucionet qendrore në nivel vendor dhe me njësitë e vetëqeverisjes vendore, duke vënë në dispozicion çdo informacion që do të jetë me interes për zbatimin e këtij projekti si dhe do të nxis të gjithë aktorët për realizimin e detyrimeve të parashikuara në planin e veprimit antikanabis” – theksoi Angoni.