Takimi i Bashës në Fier, Rama: Dy botë, njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar kryedemokratin Lulzim Basha pas takimit në Fier. Rama shkruan se njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman. Ai publikon një foto nga takimi i Bashës në Fier dhe një tjetër nga vaksinimi i të moshuarve në sheshin “Skënderbej”.

“DY BOTË – Njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman…

Vazhdon vaksinimi masiv në gjithë Shqipërinë😍
Vazhdon paralelisht edhe infektimi masiv, për vete hipur mbi makinë, nën këmbë ta hajë kush ta hajë🤮”, shkruan Rama.