Të shtëna me armë në Shkodër…

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Shkodër këtë të martë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zjarrfikëses në periferi të qytetit.

Ende nuk ka informacione në lidhje me ngjarjen. Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka krijuar perimetrin e sigurisë.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.