Të vetmuarit në shtëpi, pa shërbime! Në kushtet e pensionistëve Kalaci, në Shkodër nuk janë të pakët

Banojnë ne katin e dy te një pallati ne Perash te qytetit te Shkodrës. Bashkëshortët ne pension Ismet dhe Gurazije Kalaci, 75 dhe 70 vjeç, javet e fundit nuk kane dale nga shtëpia, ne përgjigje te thirrjes zyrtare per tu mbrojtur nga rreziku i koronavirusit. Por shqetësimi i tyre eshte se ne keto kushte, nuk ka kush tu sherbeje, pasi dy vajzat i kane ne Itali. Fqinjet u jane gjendur prane, por nuk mund ti shqetesojne ata vazhdimisht:

Kerkon na Bashkia, shërbimi social apo ndonje organizate joqeveritare, qe te ua caktoje nje njeri per ti  ndihmuar ne  kete periudhe ne kryrjen e disa shërbimeve, pasi i kane parate por nuk mund te dalin nga shtëpia:

Kete shqetesim  ndajne çdo dite me dy vajzat e tyre ne distanece, por e kane te pamundur te vine ne kete situata nga Italia.

Qeveria ka  vendosur 4 dite me pare qe bashkite dhe njesite e shërbimit social, te organizojne punen per tu shërbyer pencionisteve te vetem ne shtepi gjate kesaj periudhe. Por deri sot ne Shkoder, nuk ka ndonje njoftim qe te kete filluar zbatimi i ketij vendimi  nga Bashkia Shkoder, nderkohe qe nu jane e paket te moshuarit si bashkeshortet Kalaci, qe kane nevoje te ndihmohen./Tv1Channel/