Tirana Shpallet kampione e Shqipërisë për të 26-ën herë…

Bardheblutë mundën në derbi Partizanin me rezultatin 2-1, ky është titulli i 26 në histori

Tirana është kampione e Shqipërisë për sezonin 2021-2022. Bardheblutë e fitojnë titullin për herë të 26 në historinë e klubit.

Dhe këtë suskes, Tirana e arriti në një mënyrë të veçantë, duke mundur në derbi Partizanin me rezultatin 2-1. Takimi i javës së 33 i luajtur në “Elbasan Arena” dhuroi emocione të mëdha dhe spektakël.

“Të kuqtë” kaluan në avantazh në minutën e 20 të lojës me një rroveshatë të Skukës.

Por festa zgjati vetëm 7 minuta, pasi Seferi barazoi për bardheblutë. Pjesa e dytë nisi me gol për Tiranën. Totre realizoi golin që i dha fitoren në derbi dhe titullin.

Spektakël edhe në trubuna nga tifozeritë e të dyja ekipeve. Në minutën e 53, takimi u ndërpre për shkak të tymueseve.

Sfida në vazhdim dhuroi raste të bukura, por rezultati nuk ndryshoi. Me përfundimin e takimit, nisi festa bardheblu.