Tjetersimi i pronave, Policia e Lezhës deshton në arrestimin e të denuarve…

Pas dënimit nga Gjykata e Apelit në Shkodër për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, policia e Lezhës është vënë në lëvizje për prangosjen e personave të dënuar, mes të cilëve dhe ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj.

Urdhri i ekzekutimit të vendimeve mberriti në policinë e Lezhës mesditën e të premtes dhe mënjehërë policia është vënë në lëvizje për ekzekutimin e vendimeve.I vetmi përsona që ndodhet tashmë në qeli është vetem ish-kryabshkiaku i Lezhës Fran Frrokaj i cili u vetëdorëzua në polici mbrëmjen e së premtes, ndërsa për përsonat ende nuk ka asnjë gjurmë.

Prej dy ditësh policia vijon kontrollet për prangosjen e tyre por pa ja arritur qëllimit.Në këto kushte ata pritet të shpallen në kërkim ndërkombetar, pasi nuk përjashtohet mundësia që të jenë larguar jashtë territorit shqiptar.