Tom Doshi i përgjigjet Yuri Kim: Une jam njeriu që miratoi reformën në drejtësi…

Tom Doshi, kryetari i Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë i është përgjigjur ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Në hapjen e fushatës elektorale, nga takimi me prezantimin e listës së kandidatëve të Tiranës, Doshi tha se ai është një mbështetës i Amerikës dhe se ai është njëriu që bëri të mundur miratimin e reformës në drejtësi. Doshi shtoi se ai është njeriu kyç, që kjo reform kaloi në Parlament.

“PSD-ja është e vetmja forcë që do ‘tju kthejë këtë shpresë, pasi sipas tij, korrupsioni është shqetësimi më i madh! Unë jam një mbështetesës i Amerikës dhe punën më të madhe që kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës pë rshqiptarët është reforma në drejtësi. Në këtë reformë, unë jam njeriu kyç, që kjo reformë kaloi në parlament. Partia Socialdemokrate e Shqipërisë do të jetë forcë e tretë politike në këto zgjedhje,”-tha Doshi.