Tragjike në Tiranë, makina humb kontrollin, hyn në oborrin e banesës dhe përplas për vdekje 23 vjeçaren…

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.08.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, shtetasi D. T., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një banese.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. S., 23 vjeçe, që ndodhej në oborrin e banesës së saj, e cila më pas, ka ndërruar jetë në spital.