Tre futbollistë të Shënkollit dyshohet se janë infektuar me Covid…

Tre lojtarë të ekipit të Shënkollit në Lezhë dyshohet se janë infektuar me Covid-19. Ata kanë paraqitur temperaturë dhe janë izoluar në pritje të tamponit.

Lajmi konfirmohet nga zyrtarë të klubit. Ndeshjen e fundit e kanë zhvilluar rreth 1 javë më parë në Orikum.

3 lojtarët kane patur kontakte me një ish- futbollist, i cili ka rezultuar pozitiv me Covid pak ditë më parë.