Tritoli në banesën e Pëllumb Shpatit në Shkodër, babai: S’kemi konflikte e borxhe, dyshoj tek detyra e djalit…

Babai i shefit për hetimin e krimeve në Shkodër Gjergj Shpati ka deklaruar se shpërthimi i ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm ka shkaktuar mjaft dëme në shtëpinë ku jetonin 3 familje.

Ai shprehet se nuk kanë konflikte me askënd dhe se kjo mund të jetë për shkak të detyrës së djalit të tij Pëllumb Shpati.

Mbrëmë rreth orës 04:00 kam qenë në gjumë kam dëgjuar një shpërthim, dola të shikoja që ishte shkatërruar. Jemi 17 vetë në këtë shtëpi, tre familje në tre katet e shtëpisë.

fuqishëm ishte se e tregon vetë tek dëmet. Ka shkatërruar mure, dyer e dritare, fasada, makina, avlli.

Nuk kemi parë gjë, s’na priti kush këtu. Nuk e di pse ka ndodh. S’më tha njeri bëhu gati. Për shkak të detyrës ndoshta se ne s’kemi ngatërresa me ndonjë. As i kam njeri borxh as nuk më ka kush. Nuk di a ka pas Pëllumbi ndonjë problem kohët e fundit.Shteti tëbëjë punën e vet e të hetojë,” tha ai.