Turistët bllokohen në Vermosh…

6 turistë janë bllokuar në Vermosh, pasi rrugët janë të bllokuara nga dëbora e cila arrin deri në gjysmë metri e temperaturat shënojnë -15 gradë celsius.

Gjatë natës ka pasur reshje të dendura dëbore dhe erëra te forta, çka ka bërë që rrugët e fshatrave veriore të ngrijnë duke vështirësuar kështu qarkullimin.

Janë rreth 20 kilometër rrugë që lidh fshatrat Tamare Vermosh, Lepushe dhe Selce e cila është e bllokuar nga dëbora dhe fshatrat janë totalisht të izoluar.

Në rrugë nuk ka asnjë borëpastruese. Ndërkohë që prej dy ditësh zona e Vermoshit, Budaçit dhe e Lepushes është në errësirë të plotë.