U kthyen në vatra Covid-19, mbyllet tregu i Zdrales në Shkodër, rriten masat në Rus

Tregjet u kthyen në vatra të shpërndarjes së koronavirusit në Shkodër. Ndaj pas tre dekadash në funksion, bashkia e Shkodrës ka vendosur të mbyllë tregun e Zdrales, që për ironi ishte ngritur mbi një lulishte.  Ndërkohë në tregjet e tjera do të rriten masat e sigurisë.

Një lulishte e kthyer në treg ishte ky paradoksi që prej tre dekadash shoqëronte zonën e Zdrales në Shkodër. U deshën masat kundër COVID që ky kaos dhe papastërti të merrte fund dhe bashkia e Shkodrës të mbyllte këtë treg të improvizuar dhe për ta kthyer në lulishte.

Ndërkohë tregu i Rusit po i nënshtrohet ndërhyrjeve për përmirësimin e kushteve dhe disiplinimin  e blerësve.

Sipas vendimit të Bashkisë së Shkodrës, aty tregtarët do të punojnë sipas parimit, një ditë numrat tek e një ditë ata çift.

Masat në tregje janë forcuar edhe në Sarandë.

Blerësit fillimisht do të kalojnë përmes kabinës së dezinfektimit dhe do të lejohen vetëm të pajisur me masa e doreza.