U qëllua sot me armë/ Kush është Gentjan Bejtja, ish-polici që u përfshi në vrasjen e kryekomisarit Lamaj

Dy persona u shfaqën papritur të plagosur me armë pasditen e sotme në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Një prej tyre është Gentjan Bejtja, 41 vjeç, nga fshati Larushk i Fushë-Krujës. Por ky nuk është një emër i panjohur pasi rezulton t’i ketë shpëtuar një atentati me eksploziv në vitin 2016.

Bejtja, një ish-polic i burgut të Fushë-Krujës është gjithashtu një emër i njohur për policinë. U bë publik më 26 shkurt të vitit 2013, një ditë pas vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj, i cili ra pre e një atentati në rrugën “Petro Korçari”, pranë banesës së tij.

Bejtja bashkë me Enver Stafukën (i rrëmbyer dhe zhdukur që nga mbrëmja e 8 shkurtit 2015).

Të dy vodhën makinën e llojit “BMW” që u përdor në vrasjen e kryekomisar Lamajt në vitin 2013. Automjeti i ishte vjedhur një ditë para vrasjes në rrugën “Aleksandër Goga” në Durrës dhe pas krimit, autorët e vrasjes e dogjën pranë Domjes në Tiranë. Bejtja dhe Stafuka u vunë në pranga në atë kohë nga policia, por u liruan në vitin 2015.