U sulmua nga dy qentë e saj, vdes tragjikisht 68-vjeçarja në Itali…

Një 68-vjeçare ka vdekur tragjikisht pasi u plagos nga dy rotweiler-et e saj teksa ndodhej në kopshtin e shtëpisë në saj në Concordia sulla Secchia në provincën e Modenës .

Iolanda Besutti , vdiq nga kafshimet e marra në kokë dhe krah gjatë transportit me  ambulancë në spitalin Baggiovara.

Familjarët njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës por 68-vjeçarja ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas informacioneve paraprake, Besutti ishte duke ushqyer qentë kur ata e sulmuan dhe e kafshuan në kokë dhe krah.

Sipas medieve italiane, qentë e kishin sulmuar 68-vjeçaren edhe në të kaluarën, ndërsa në shkurt kishin sulmuar një fqinj duke e lënë të plagosur.