Ulja e temperaturave, rrezik për të sëmurët me zemër/ Moti i ftohtë ka bërë që rastet e paraqitjes në spital të shtohen…

Ulja e temperaturave ditët e fundit ka shënuar një fluks vizitash të qytetarëve që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.

Të sëmurët me zemër janë më të rrezikuarit nga temperaturat e ulëta qe ndikojnë negativisht ne gjendja e tyre dhe mund të shkoje deri në goditje fatale.

Sipas mjekut karidiolok në spitalin rajonal të Shkodrës Edi Smajlaj i ftohti shton simptomat tek personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Mjeku Smajlaj jep edhe keshillat e tij per çdo te semure te prekur nga semundjet e zemres ku një ndër to është shmangia e konsumit të alkoolit dhe duhanit.Moti i ftohtë i diteve te fundit ka bere qe rastet e paraqitjes ne spitale te shtohen ndjeshem, per kete keshilla e mjekeve per te gjithe eshte qe te evitojnë daljet sidomos ne oret e para te mengjesit.