Ura e Telit në Drisht, fëmijët rrezikojnë jetën për të kaluar

Për qindra banorë të fshatit Drisht dhe fshatrave të tjerë të njësisë administrative Postribë në rrethin e Shkodrës, dërgimi i fëmijëve në shkollë dhe kryerja e punëve të përditshme është një sfidë më vete, pasi duhet të kalojnë në një urë me tela, e cila edhe emrin e ka të tillë, Ura e Telit.

“Kemi shumë frikë kur kalojmë këtë urë. Është shumë e rrezikshme, sidomos në dimër”, thonë fëmijët.

Madje, nuk kanë munguar as raste kur nga ura kanë rënë apo rrëshqitur fëmijë për shkak të hapësirave që krijohen nga thyerja dhe kalbja e dërrasave.