Veleçiku arrin fitore tepër të rëndësishme në shtëpi përballë Dinamos…

Veleçiku i Koplikut ka arritur një fitore tepër të rëndësishme në shtëpi përballë Dinamos. Në sfidën e zhvilluar në “Reshit Rusi”, koplikasit kanë fituar me rezultatin 3 – 1 e duke parakaluar në rënditje skuadren dinamovite.

Do të ishte një lojë e bukur nga të dyja skuadrat, por pas shumë përpjekjesh, Veleçiku gjen golin e parë në minutën e 37-të me anë të Ujkaj. Por, zgjat vetëm pak minuta goli i avantazhit, pasi në minutën e 44-të Pontrelli barazon shifrat.

E dyta nis më mirë për Veleçikun, që gjen golin e avantazhit në minutën e 57-të me anë të mbrojtësit Hoxhaj. Dinamo nuk reagon siç duhet dhe si rrjedhojë koplikasit gjejnë edhe golin e tretë në të 70-tën me anë të Trumcit.

Me këtë fitore, Veleçiku ngjitet në vendin e 8-të me 13 pikë dhe Dinamo zbret në vend të 9-të me 11 pikë në grupin A të Kategorisë së Parë.