Vendimet e Disiplinës, dy klube të Superiores e pësojnë me gjoba…

Përgjithësisht java e 25-të e Superiores kaloi e qetë dhe pa incidente por jo pa ndëshkime për klubet e Abissnet Superiore.

Laçi e pëson nga Komisioni i Disiplinës për shkak të sjelljes së tifozëve që hodhën sende në fushë në sfidën me Skënderbeun e gjithashtu edhe Vllaznia për të njëjtën shkelje nga tifozët kuqeblu në takimin ndaj Tiranës.

Gjithashtu ka ndëshkime për klubet e kategorive inferiore dhe për të rinjtë teksa më poshtë janë të gjitha vendimet e plota nga Komisioni i Disiplinës.

KF Laçi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1, dhe 65/3/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
Zyrtari i KF Turbina, Alfred Allamani, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Shënkolli, Kejvin Frroku, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i SHS Albpetrol, Ledion Mehmeti, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Sopoti, Endri Goçi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Devolli, Xhoni Ivani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KF Sopoti, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
Lojtari FK Këlcyra, Alvaro Merko, për sulm ndaj kundërshtarit dhe sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të neneve 47/1/e dhe 48/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Teuta U-19, Fabian Shano, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
FC Besa U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-15 – Grupi B, kundër FK Apolonia U-15, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
FC Scutari U-17, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1, dhe 65/3/h të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/e të KDS, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Shkëndija Dr. U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 – Grupi B, kundër FC Kinostudio U-17, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
Shkëndija Dr. U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi B, kundër FK Dinamo U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
Basania U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi A, kundër FC Scutari U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Vora, Xhonosan Asimetaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të Vora, Gerald Cani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Rrëzimin e kërkesës së FK Këlcyra, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.”