Vendos supergoli i Hakajt, Vllaznia triumfon ndaj Kukësit…

Vllaznia është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ditën e sotme ka mposhtur miniamlisht Kukësin në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Abissnet Superiore.

Shkodranët i janë falur supergolit të Esin Hakajt në fundin e pjesës së parë, për të marrë 3 pikë të arta.

Në të dytën, Kukësi krijoi shumë, duke iu afruar golit të barazimit, por Barbosa humbi një rast shumë të mirë.

Me këtë fitore, Vllaznia ngjitet në vendin e tretë me 18 pikë, ndërsa mban vendin e parafundit me 11 pikë.