VIDEO/ Aksident me vdekje në urën e Vrakës…

Një aksident me vdekje është shënuar në orët e mbrëmjes në aksin rrugor Shkodër-Koplikë, në afërsi të Urës së Vrakës. Paraprakisht raportohet se si shkak i aksidentit ka mbetur i vdekur një person, ndersa tre të tjerë janë plagosur. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të përplasjes fatale.